×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama dhe Veliaj, gjoba qytetarëve që mbushin ujë në Dajt për përdorim familjar

Tuesday, 29 May 2018 20:33

Përndjekja e qytetarëve nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake nuk ka të ndalur. Tani ka nisur një aksion policor me urdhër të Ramës dhe Veliajt kundër qytetarëve që mbushin ujë me bidona në Dajt.

Qytetarët që shkojnë në Dajt për të pushuar apo për një drekë, kur kthehen për në Tiranë mbushin dy tre bidona me ujë në Dajt, por ata bllokohen nga policia dhe u vihet gjobë për ujin.
Paguaj që ta kesh!

Policia e Tiranës në bashkëpunim me UKT-në ka nisur një aksion për kontrollin e automjeteve, saktësisht furgonëve.
Këto foto janë bërë në zonën e Shkozës në kryeqytet dhe synimi i këtij aksioni është zbulimi i furgonëve të mbushur me ujë të pijshëm në burimet që ndodhen në zonën e Dajtit.

Gazeta Shqiptare kontaktoi me Policinë e Tiranës, e cila konfirmoi se grupe të ndryshe të policisë së bashku me specialistë të UKT- së janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia e kryeqytetit thotë se po ndalohet vjedhja e ujit të pijshëm. Po ashtu nga Bashkia e Tiranës thanë se marrja në burim e ujit dhe shitja nuk lejohet.

Nga ana tjetër dhe UKT konfirmoi nisjen e aksionit në disa zona, aty ku ka burime uji, por nuk saktësuan se si verifikohet që uji është për shitje apo përdorim familjar.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 20:36
Login to post comments