Zona e Godoleshit është një nga prodhueset më të mëdha të qershive ne vend.
Eksperienca e gjatë ka bërë që fermerët e kësaj zone të krijojnë klientelën e tyre, por problem mbetet çmimi i ulët i shitjes dhe mungesa e një agronomi, i cili të ndihmoje fermerët me këshilla, sidomos për sa u përket plehrave kimike.
Godoleshi prodhon rreth 10 mijë kuintalë qershi çdo vit, ku 400 familjet e këtij fshati, qershinë e kanë burimin kryesor te jetesës. Por çmimi i shitjes jo gjithmonë është i kënaqshëm. Ai përcaktohet sipas interesave të tregtarëve.
Godoleshi prodhon disa varietete të ndryshme të qershisë, ndërsa e preferuar mbetet qershia e Elbasanit për shkak të ëmbëlsisë së saj.
Si një kulturë delikate qershia këtë vit është dëmtuar edhe nga moti i keq, duke bërë që një pjesë e prodhimit të shkojë dëm./ekspress