Foto dhe video ekskluzive/ Dekorimi i Kardinalit Ernest Troshani në Kishën e Shna Ndout

E mërkurë, 30 May 2018 12:56

Ditën e martë ishte një ditë e rëndësishëm për komunitetin katolik në vendin tonë në veçanti por edhe për të gjitha komunitetet fetare në vend.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi Hirësinë e Tij më të Shkëlqyer, Kardinalin shqiptar Ernest Simoni (Troshani) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Kishën e Shna Ndout në Laç.

55news.al sjell për ju foto dhe video me momentet më të veçanta të këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm. 

Kardinal Troshani u nderua me motivacionin: “Kardinalit të shquar shqiptar, përfaqësuesit të brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit”.

Në këtë ceremoni merrte pjesë edhe mbajti një meshë të shenjtë edhe Arqepshkvi Metropolitan i Firences, Kardinal Giuseppe Betori.

‘Jam shumë i lumtur që ndodhem në Kishën e Shna Ndout, në shtëpinë e Zotit, në këtë vend të shenjtë pelegrinazhi, një nga kishat më të dashura, për të gjithë. Jemi mbledhur në kishën simbol të qëndresës dhe të lutjeve, për të nderuar së bashku Kardinal Troshanin”, tha ndër të tjera në fjalën e tij, Presidenti i vendit, Ilir Meta.

 

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 13:56

Video

Login to post comments