Policia zbulon detajet e vetvrasjes së fundit të ndodhur mëngjesin e sotëm në në fshatin Kallm i Vogël në Fier.
Alush Kumanaku rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu, njoftoi policia.Në momentin që ndodhi ngjarja, në shtëpi kanë qenë familjarët e Alushit, bashkëshortja dhe djali. Sipas familjarëve kohët e fundit, i vetëvrari ishte shfaqur në një gjendje shumë të rënduar psikologjike. Kumanaku ishte baba i tre fëmijëve, 2 djem dhe një vajzë.
Njoftimi i policisë:
“Në datën 30.05.2018, rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu (të cilën e kishte me leje) shtetasi A.K, 55 vjeç,” njofton policia.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.