Denoncoi skandalin e tokave në bregdet, i digjet lokali

E mërkurë, 30 May 2018 12:34

Një lokal është djegur gjatë natës në Shëngjin, në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”.

Lokali është në pronësi të Pjetër Prelës.  Paraprakisht mendohet se zjarrëvënia është e qëllimshme pasi Prela ka denoncuar më parë  skandalin e pronave tek “Rana e Hedhun”Për këtë skandal u ndaluan 24 persona në Lezhë, mes të cilëve edhe kreu i Bashkisë, Fran Frrokaj. Policia nuk ka ende një pistë të qartë për shkaqet e zjarrit.

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 12:43
Login to post comments