Sot është zhvilluar marrja në pyetje nga ana e prokurorëve shqiptar, e tre të arrestuarve në Itali për çështjen “Tahiri-Habilaj”
Në një lidhje direkte me News24 gazetari italian De Luca tha se deri më tani nuk ka ndonjë informacion nga përmbajtja e këtyre seancave, por bën me dije se përballja e Moisi Habilaj me prokurorët ka zgjatur tre orë.
Sipas gazetarit italian prokurorët që kanë marrë Habilajn në pyetje janë nga Krimet e Rënda.
Ndërsa i pyetur se nëse është përmendur Ish-ministri Sajmir Tahiri në këtë seancë, De Luca ka thënë se ai është përmendur por nuk e di ende çfarë është thënë për të, “Patjetër që pyetje duhet të kenë bërë për akuzën që ka të bëjë me Tahirin por nuk dihet çfarë informacioni morën.”
Nesër do të zhvillohet një seancë tranzitore gjyqësore në të cilën do të paraqiten 14 persona.
Seanca për tre të arrestuarit ku i akuzuari kryesor është Moisi Habilaj, do të filloj në orën 15:00.