Robaqepëset e helmuara të shtruara në korridor

E mërkurë, 30 May 2018 18:08

Të shtunën në një rrobaqepsi të Durrësit u helmuan 20 punëtore dhe ende nuk dihet shkaku se nga erdhi ky helmim. Vetë punëtoret kanë deklaruar se ishin duke qepur rroba ushtarake. 20 punëtoret u shtruan menjëherë në spital pasi gjendja e tyre shëndetësore u rëndua.

8888888.png

Në fotot  duket qartë gjendja e tyre shëndetësore dhe sesi ato po kurohen në spital. Kanë kaluar 5 ditë nga helmimi i tyre dhe ende gratë ndodhen të shtruara në spital. Ato janë shtruar në korridoret e spitalit pasi nëpër dhoma nuk ka vende.

Për “Hashtag.al”  një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka treguar sorollatjen që  po kalojnë puntoret e helmuara në spital.

000000000.png

Por pse ndodhi kjo sorollatje? Si tentoi të mashtronte opinionin publik fabrika ku u helmuan 20 punonjës?

Qëllimi i parë ishte ta mbante këtë ngjarje të rëndë larg medias duke u munduar ta shiste si një helmim të lehtë dhe që nuk rrezikonte jetën  e punëtoreve. Dëshmitari tregon se edhe në spital grave nuk ju tregohej për gjendjen reale ku ato ndodheshin, as familjarëve të tyre.

“Gjendja e tyre ishte mjaft kritike. Pasi bënë analizat e para në Tiranë  nuk na i treguan por na thanë se janë në parametra normal por edhe një person që nuk është fare mjek mund ta dallojë fare mirë gjendjen e tyre kritike.

Filluan të bënin analizat e dyta pasi gjendja e tyre filloi pak të normalizohej pasi në të vërtet prokuroria kërkonte analizat për të hetuar gjendjen e tyre dhe shkakun e kesaj tragjedie që dërgoi në gjendje të rëndë 20 persona.

duhet-3.png

Në përgjigjet e analizave të dyta na thanë thjesht që kane probleme psikologjike dhe parametrat e tyre janë normal dhe asgje tjetër ndërkohë që gjendja vazhdonte te ishte kritike, vetëm temperatura e trupit ishte 40 °C .”, rrëfen dëshmitari për “Hashtag.al”. Ai tregon më tej se të gjitha punëtoret e i dërguan në shtëpitë e tyre  edhe pse ishin të helmuara dhe iu rrezikohej jeta.

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 18:15
Login to post comments