Tragjike,12-vjeçarja nga Vau i Dejës vetë helmohet me fotoksinë

E mërkurë, 30 May 2018 18:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës. Nga policia e Shkodrës raportohet se një 12-vjeçare, K.N, ka ndërruar jetë, pasi një ditë më parë ishte vetë helmuar me fotoksinë.

Mësohet se e mitura u dërgua në spital nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vetëm pas pak orësh pasi u dërgua në spital pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët ajo nuk ka arritur që të mbijetojë duke u ndarë nga jeta.

Prokuroria ka hapur hetimet për këtë çështje. Lënda që dyshohet si fotoksinë është dërguar për ekzaminim, ndërsa organi i akuzës po heton se si ka arritur që ta sigurojë 12-vjeçarja fotoksinën dhe se kush janë përgjegjësit për këtë ngjarje të rëndë.

Login to post comments