Një studim i publikuar vitet e fundit ka konfirmuar se në ditët me mot më të nxehtë se normalja, nxënësit nuk dalin mirë në provime.
Nga raportet e disa universiteteve amerikane, përfshirë atë të Harvardit, tregon se ka një lidhje shumë domethënëse mes temperaturave të larta dhe rezultateve më të dobëta në shkollë.
Testimet e kryera ndaj mbi 10 milionë gjimnazistëve amerikanë, përgjatë 13 vitesh, dëshmuan qartë se moti i nxehtë ka ndikim negativ në rezultatet shkollore.
Një zgjidhje efektive ndaj kësaj situate mund të jetë, sipas ekspertëve, përdorimi i ajrit të freskët të kondicionuar.
Studentët dhe nxënësit që jepnin provime në verë janë ankuar me kohë se i nxehti i madh nuk i lejonte të përqendroheshin siç duhej. Por, kjo përbën të parën herë që provohet në mënyrë shkencore një lidhje e tillë.
Ky studim publikuar nga Byroja Federale amerikane e Kërkimeve Ekonomike lë të kuptohet se, nxënësit kishin rezultate më të dobëta në vitet e nxehta, e më të mira në vitet më të ftohta.
Studiuesit kanë llogaritur se, për çdo rritje të temperaturës mesatare me 0.55 gradë, ka 1% rënie të aftësisë për të mësuar. Kjo e fundit dallohej që kur temperatura rritej mbi 32 gradë Celsius, e pastaj vihej re edhe më tepër kur kapërcente 38 gradët.