×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Greqi/ Krim në familje, i riu shqiptar ekzekuton të atin

E mërkurë, 30 May 2018 19:21

Një i ri shqiptaro-grek ka ekzekutuar të atin e tij grek, në Zakynthos të Greqisë. Krimi, sipas policisë vendase, ka ndodhur mbrëmjen e së dielës.

Sot është bërë i ditur arrestimi i 26-vjeçarit dhe rezultat e hetimit por nga njoftimi i policisë helene nuk bëhet me dije identiteti i të akuzuarit.

"U zbulua nga efektivët e policisë së Departamentit të Sigurisë të Zakynthos në bashkëpunim forcat policore të Divizionit të Sigurisë së Patras, vrasja e 70-vjeçarit të dielën (27.05.2018) gjatë mbrëmjes në Zakynthos. Për këtë rast, një dosje u hartua për veprën penale të vrasjes me qëllim dhe armëmbajtje pa leje kundër një 26-vjeçari nga Shqipëria.

Në veçanti, sipas të dhënave të mbledhura dhe të vlerësuara në kuadër të hetimeve të policisë, u zbulua se 26-vjeçari, të dielën (27.05.2018) në zonën e Agios Lia në Volimes, Zakynthos, qëlloi disa herë me një armë gjahu (shotgan) makinën e 70-vjeçarit, duke e plagosur atë për vdekje.

Gjatë hetimeve, arma e gjahut u gjet dhe u konfiskua. Një hetim i çështjes u krye nga Departamenti i Sigurisë i Zakynthos, me ndihmën e Divizionit të Sigurisë së Patrasë. 26-vjeçari do të dërgohet në Zyrën e Prokurorit Publik në Zakynthos, Zakynthos", shkruhet në njoftimin e policisë ishullore.

Nga mediat greke mësohet se të martën mbrëma ai rrëfeu krimin në polici. Sipas raportimeve të mediave në Greqi shkak i krimit, dyshohet të jenë abuzimet që 70-vjeçari ka bërë ndaj 26-vjeçarit dhe vëllezërve e motrave të tij.

Krimi ka ndodhur rreth orës 21:30 të së dielës, kur i moshuari grek u qëllua për vdekje teksa ndodhej në anë të rrugës provinciale Zakynthos - Volimes.

Raportohet se 70-vjeçari u gjet i pajetë nga një shofer taksie që kaloi aty pas krimit e më tej lajmëroi policinë.

Viktima ishte qëlluar nga një armë gjahu dhe kishte lëndime në fytyrë, krahë dhe gjoks. Policia vlerësoi se autori i krimit ishte me gjasë i njohur për viktimën dhe ky i fundit e ndaloi vullnetarisht fugonin e tij për tu takuar me të.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...