Shumë pak është folur për vilën ku jeton kryeministri Edi Rama në Surrel me familjen e tij.
Por gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku po trajtohej tema e pasurisë së politikanëve shqiptarë, detaje në lidhje me shtëpinë e kryeministrit.
Ai ka thënë se një prej personave që ka ndërtuar shtëpinë e kreut të qeverisë, i ka treguar se banesa është ndërtuar me beton si ai i Kishës Ortodokse. Ky lloj betoni është shumë i rrallë dhe ndër më të veçantët që kushedi se sa shumë ka kushtuar.
Ndër të tjera, Hoxha tha:
“Është beton i derdhur, nuk ka dritare, por ka vetëm një lart nga tavani dhe drita hyn nga sipër. Është beton si ai i Kishës Orthodhokse, që është shumë i veçantë dhe më i rralli”.