Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvillon sot në orën 10:00 seancën lidhur me shqyrtimin e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vetting-ut ndaj Adriatik Llallës. Në seancën e mëparshme atë të 16 majit, ish-Kryeprokurori u përfaqësua nga avokati i tij Sokol Hazizaj, pasi ndodhej jashtë Shqipërisë, dhe
Avokati deklaroi se klienti i tij nuk kishte pasur dijeni për ankimimin e Komisionierit Publik nga ky institucion por e ka mësuar nga mediat.
Pasi trupa gjykuese u tërhoq për 30 minuta u vendos që seanca e shqyrtimit të shtyhet për t'i dhënë kohë subjektit rivlerësues të njihet me ankimimin.
Kolegji vendosi ta shtyjë zhvillimin e seancës për në 31 maj, kohë të cilën mbrojtja të bëjë të mundur plotësimin e prokurës së përfaqësimit dhe të njoftojë klientin e tij për datën dhe ditën e seancës.
Trupa gjykuese përbëhet nga pesë gjyqtarë mes të cilëve dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama, Sokol Como, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari, ndërsa relator i çështjes është caktuar me short gjyqtari, Luan Daci.