Gjatë majit të çdo viti, Deutsche Bank publikon raportin e përvitshëm “Mapping the world’s prices”, që rendit kostot e të mirave dhe shërbimeve të qyteteve më të mëdha dhe të fuqishme në botë.
Për të përcaktuar koston e jetesës në të gjithë globin, banka analizon çdo gjë, nga çmimi i një pakete cigaresh te çmimi mesatar i qirasë për një apartament me dy dhoma gjumi.
Një faktor që merr në analizë Deutsche Bank është se sa fitojnë njerëzit mesatarisht çdo muaj. Përfundimi (i cili llogaritet pas taksimit), është një tregues i rëndësishëm i mirëqenies së një qyteti.
Në përgjithësi, qytetet në vendet e para në renditje, ndodhen në Hemisferën e Veriut, në ekonomitë e zhvilluara perëndimore. Në klasifikim shfaqen edhe vende të fuqishme të Hemisferës Jugore si Australia dhe Zelanda e Re.
Nuk habit fakti që njerëzit që jetojnë në qytete ku kostoja e jetesës është e lartë, kanë paga më të larta, me qendra financiare si Londra, Nju Jorku, Frankfurti. Pagat në Frankfurt janë rritur më shumë se 200 dollarë në muaj, gjatë vitit të fundit, ndërkohë që bankat përpiqen të transferojnë punonjësit me seli në Londër në Frankfurt pas Brexit.
Natyrisht vendet e para në klasifikim kanë mbetur relativisht të pandryshuara krahasuar me vitin e kaluar, me katër qytetet e para njësoj si në vitin 2017.
Zbuloni më poshtë qytetet ku njerëzit fitojnë më shumë. Në renditje është përfshirë çdo qytet ku paga mesatare në muaj është më e lartë se 2 mijë dollarë, pa taksat.
28. Vjenë — $2,425
27. Vankuver, Kanada — $2,458
26. Bruksel — $2,480
25. Berlin — $2,482
24. Toronto — $2,519
23. Hong-Kong — $2,550
22. Edinburgh, Mbretëri e Bashkuar — $2,565
21. Auckland, Zelandë e Re — $2,723
20. Dublin — $2,762
19. Paris — $2,886
18. Wellington, Zelandë e Re — $2,946
17. Helsinki — $2,988
16. Stokholm — $2,999
15. Tokio — $3,004
14. Amsterdam — $3,058
13. Singapor — $3,099
12. Melburn, Australi — $3,263
11. Londër — $3,381
10. Frankfurt, Gjermani — $3,389
9. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe — $3,447
8. Kopenhagën, Danimarkë — $3,462
7. Çikago — $3,650
6. Oslo, Norvegji — $3,664
5. Boston — $3,740
4. Sidnej — $3,914
3. New York City — $4,115
2. San Francisko — $4,974
1. Zyrih — $5,764 /Monitor/