17-vjeçari nga Bilishti vjedh regjistrat pasi e ngelin në klasë

E Enjte, 31 May 2018 13:09

Të gjithë e dimë sagën e vështirë me mësuesin dhe notat që ata vënë në regjistër, por jo të gjithë nxënësit reagojnë njëlloj nëse u vë një notë të keqe dhe kjo është normale ku të gjithë kanë temperamentin e ndryshëm.

Një 17-vjeçar nga Bilishti ka ngelur në klasë dhe ai ka menduar se rruga e duhur është të vjedhë regjistrat e maturës së shkollës, por plani i ka dështuar.

Nxënësi me inicialet K.Ç është denoncuar si i dyshuar dhe policia i ka gjetur dhe sekuestruar regjistrat e maturës të cilët i kishte vjedhur gjatë natës.

Nga veprimet hetimore të kryera shtetasi K.Ç rezulton ngelës në këtë vit shkollor. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhje” e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal dhe tani po hetohet i lirë.

Sigurisht që veprimi i 17-vjeçarit nuk është i duhuri, por janë të shumta rastet në vendin tonë kur mësuesit gjejnë rrugën më të lehtë duke i ngelur dhe duke i përjashtuar nxënësit në vend që të merren me ta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...