Kërkoi azil politik, Ministria e Brendshme e Kosovës reagon për ‘Dëshmitarin X’

E Enjte, 31 May 2018 13:10

‘Dëshmitari X’ Albert Veliu po vazhdon të qëndrojë në Kosovë edhe pas ndalimit që iu bë prej autoriteteve të Kosovës gjatë fundjavës.

Sipas një lajmi të shpërndarë dje Veliu ka kërkuar kërkesë për azil në Kosovë me pretendimet dhe frikën se sapo të dorëzohet në Shqipëri, ai mund të vritet.

Indeksonline ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për të pyetur nëse i është aprovuar kërkesa për azil, mirëpo ky dikaster nuk ka dhënë përgjigje konkrete në pyetjet e dërguara.

Sipas një përgjigje të përgjithësuar, MPB ka lënë të kuptohet se kërkesa e Veliut mund të marr kohë deri në gjashtë muaj. “Në pajtim me legjislacionin në fuqi përkatësisht neni 49 i Ligjit për Azil procedura e azilit nuk është e hapur për publikun. Në parim procedura e azilit zgjat 6 muaj dhe të drejt për të kërkuar azil kanë secili shtetas i huaj apo person pa shtetësi. Pas paraqitjes së kërkesës për azil shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi do të intervistohet në një kohë të arsyeshme me qëllim të përcaktimit të statusit të mbrojtjes”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...