Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas turk, ndërsa vijon hetimet në gjendje të lirë ndaj tre të tjerëve, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta turke të falsifikuara.
Policia, në njoftimin e saj raporton se "në Portin e Durrësit u arrestua shtetasi turk, N.A dhe hetohen në gjendje të lirë shtetasit turq, D.A, M.D dhe E.D, banues në Turqi".