Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehu ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Major Martin Nikës pak ditë më parë.
Duke vizituar familjen Nika sot në Tiranë, Presidenti Meta u shprehu vlerësimet më të larta dhe mirënjohjen më të thellë familjarëve dhe kolegëve për kontributet e shquara që Major Martin Nika ka dhënë për 30 vite në Gardën e Republikës në mbrojtjen e institucioneve.
“Martin Nika do të mbetet një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit, integritetit dhe modestisë për të gjithë”, - u shpreh Presidenti Meta.