Zëri i Amerikës/ Rënia e euros dhe bumi i ri i ndërtimeve në Tiranë

E Enjte, 31 May 2018 15:08

Monedha evropiane euro humbi edhe 0,2 pikë të tjera në tregun e këmbimit valutor në Tiranë nga 126,4 në 126,2, duke thelluar më tej dobësimin e saj 5 mujor përballë lekut shqiptar.

Ky është niveli më i ulët në 10 vite i euros, qysh nga viti 2009 kur ishte 123 lekë.

Ekspertët e ekonomisë thonë se po e ndjekin me shqetësim këtë dukuri, që po godet eksportet, dhe po kërkojnë shkaqet e rënies së euros tek burimet e panjohura më shumë se sa tek zhvillimi ekonomisë së ligjshme.

Studiuesi i njohur i ekonomisë, profesor Arben Malaj, thotë se koha e kësaj ulje artificiale të euros është relativisht e gjatë nga janari në maj dhe po bashkohet me kohën e uljes së valutave prej turizmit, ndaj eksportet duhen marrë nën mbrojtje.

Zonja Liperi e revistës “Monitor” thotë se thelbi i shqetësimit është që forcimi i lekut nuk është natyral dhe nuk vjen nga rritja ekonomike, ndaj mund të bjerë menjëherë, duke lënë pasoja mbi ekonominë kombëtare.

“Domethënë, biznesi i zi po konkurron bizneset e ndershme dhe kjo është tejet problematike. Nga ana tjetër, kjo futje fshehtas e sasive të panjohura të eurove është e paqëndrueshme dhe sapo të bllokohen këto burime, atëherë ekonomia shqiptare mund të hidhet në kahun e kundërt. Sa kohë që ky forcim i lekut nuk ka ardhur nga rritja reale e ekonomisë, sapo të bllokohet prurja e euros së parregullt, leku do të bjerë menjëherë. Kjo mund të ndodhë pas gushtit” – tha zonja Liperi.

Askush nuk e priste që euro të zbriste në nivelin 127 lekë qysh në muajin maj, ndërsa fillimi i rënies qysh nga janari po e kthen euron në nivelin e vitit 2009.

Zakonisht rënia e euros ka ndodhur në pikun e turizmit të verës. Këtë verë pritet një sezon turistik i mbarë; gjithë hotelet e jugut janë të prenotuara dhe remitancat vijnë bashkë me emigrantët; pra euro mund të ulet akoma më tej.

Ky është viti i dytë që euro nuk bie për shkak të turizmit. Vitin e kaluar niveli më i ulët i euros nuk u arrit në gusht prej turizmit, por dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare.

Nga viti 2009 deri në 2016 euro u rrit nga 123 në 140 lekë dhe mbeti në këtë nivel për 5-6 vjet.

Euro ka nisur një tendencë zhvlerësuese nga gjysma e dytë e vitit 2016.

Në dhjetor 2017 ishte 134 lekë, ndërsa 5 muajt e fundit shkoi 126 lekë, pra po i afrohet përsëri nivelit të vitit 2009.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...