Botuesi Fahri Balliu e shikon të domosdoshme një legjislacion që rregullon veprimtarinë e përgjimit. Nga studio e “Opinion” ku po diskutohet për përgjimet në politikën shqiptare, Balliu komentoi edhe rastin më të fundit , përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Jo pa ironi ai tha se ky përgjim zbuloi për shqiptarët dy gjera. “Duhet të ketë një legjislacion që i përshtatet edhe kohës që ka avancuar në teknologjinë e përgjimit. Përgjimi i fundit i babales ka rendësi për dy gjëra. E para zbuloi se profesioni më i ri i Ramës është mjeshtër i zbërthimit teknik i përgjimit. Ai doli e tha se i bëri ekspertizën. I dyti që zbuloi lidhjet e vëllait të ministrit me drogën” tha Balliu. Ai vlerësoi si të domosdoshëm përgjimin në disa raste, ku përfshiu ato kundër terrorizmit, përgjimet në interes kombëtar apo ato në fushën e trafikimit.