Komedia “Na ishte një herë Estrada” shkruar dhe me regji nga Haxhi Rama së shpejti premierë në teatrin “Skampa” në qytetin Elbasanit. Komedia që vjen në skenë ka bërë bashkë aktorë të dy teatrove nga Elbasani dhe Durrësi, të cilët prej kohësh po punojnë për të sjellë premierën në skenë. Haxhi Rama në aktivitetin e tij si skenarist dhe regjisor është nga emrat më të vlerësuar në fushën e teatrit, por dhe me estradën e Durrësit ka një kontribut të madh. Veprat e tij janë duartrokitur dhe vlerësuar, ndërsa bashkëpunimi i tij vijon sërish më teatrin “Skampa”. “Na ishte njëherë Estrada” është për të risjellë në vëmendje humorin dhe estradat e atyre viteve, që fatkeqësisht sot nuk ekzistojnë me si dikur. Shfaqja do jepet premierë në data 7, 8, 9, 10 qershor në teatrin “Skampa”. Këtë herë me titullin “Na ishte njëherë Estrada” rikthehet dhe puna që bënin artistët në ato vite. “Premiera titullohet “Na ishte njëherë Estrada”, ku ngjarjet ndodhin në magazinën e estradës, në depon e dekoreve dhe rekuizitës”, tregon më tej drejtori i teatrit. Në magazinën e estradës së dikurshme zhvillohet e gjithë ngjarja. Artistët duke kujtuar estradën se si ka qenë, por pa dashur shfaqja e tyre tashmë ka filluar. Estrada profesioniste e Elbasanit u krijua në shtator të vitit 1955. Premierën e parë trupa e sapoformuar e dha në muajin nëntor të atij viti në Cërrik për punëtorët e Rafinerisë së naftës që sapo ishte ngritur. Shfaqja "Vizitoni ekspozitën tonë" më 5 maj të vitit 1960, shënoi edhe ditën e themelimit të estradës profesioniste në qytetin bregdetar të Durrësit. Spiro Strati, Meropi Xhoja, Sandër Pepa, Lumturi Dashi, Ramazan Njala e Enver Likmeta ishin artistët e parë që mbërritën nga radhët e lëvizjes amatore, ndërsa më pas trupa u shtua me aktorë të tjerë mes të cilëve Aishe Stari, Fadil Hasa, Harallamb Koça, Muharrem Hoxha, trupa e varietesë së Durrësit përveç premierave në skenën e qytetit është duartrokitur në shfaqjet e shumta në të gjitha qytetet e vendit si dhe është vlerësuar me çmime nderi në festivalet kombëtare të estradës.