SHBA i dorëzon Spanjës letrën e vjedhur të Kolombit

Premte, 08 June 2018 10:49

Një kopje e 500 viteve më pare e një letre të shkruar nga Kristofor Kolombi, që tregon zbulimet e tij në Amerikë, iu dorëzua Spanjës, pasi ishte vjedhur më parë në Biblotekën Kombëtare të Katalonjës, në Barcelonë.

Letra ishte dorëzuar në Uashington nga prokurori amerikan David C Weiss, pas shtatë vitesh hetime, kur policia kishte marrë një sugjerim për disa letra të shekullit XV që ishin vjedhur nga bibliotekat europiane, ku ishin ndërruar me letra të falsifikuara. Hetimet treguan se letra e vjedhur ishte shitur në nëntor 2005 për shifrën 600 mijë euro, dhe në qershor 2011 për 900 mijë euro.

Prokuroria e distriktit të Delaware në SHBA nxorri një mandat për rikuperimin e letrës për personin që e dispononte, pa bërë të ditur se si funksionarët arritën të zbulonin identitetin e personit posedues.

Dokumentit  iu bë një analizë për të vërtetuar autenticitetin si dhe u stabilizuan marrëveshjet për dorëzimin e saj. Letra iu dorëzua ambasadorit të Spanjës në SHBA, Pedro Morenes.

”Ceremonia e sotme është një vitrinë e lidhjeve që bashkojnë SHBA me Spanjën. Bashkëpunimi  dhe hetimet ishin shumë efikase për të bërë të mundur kthimin e këtyre pasurive kulturore në Spanjë’’, theksoi Morenes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...