Poeti Agim Vinca do marrë pjesë në “Sheshin e poezisë” në Paris

Premte, 08 June 2018 10:54

I ftuar nga botuesi i tij Luc Vidal, drejtues i shtëpisë botuese “Éditions du Petit Véhicule”, poeti i njohur Agim Vinca do të marrë pjesë në manifestimin letrar “Marché de la poésie” (Sheshi i poezisë), që mbahet në Paris nga 6-10 qershor të këtij viti. Në këtë manifestim tradicional, që mbahet për të 36-tën herë në një nga sheshet më të njohura të Parisit, në sheshin Saint-Sulpice, shiten libra, nënshkruhen nga autorët, bëhen lexime letrare dhe diskutime për poezinë.

Shtëpia botuese “Éditions du Petit Véhicule” në koleksionin “Galerie de l’or du temps” (Galeria e kohës së artë) në vitin 2016 ka botuar librin me poezi të zgjedhura të Agim Vincës “Une cloche à ton cou” (Kambanë në qafë) në përkthim të Aleksandër Zotos dhe me ilustrime nga piktori Anastas Kostandini-Taso.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...