Sot ditëlindja e kryemjeshtrit, Çesk Zadeja

Premte, 08 June 2018 10:56

"Qëllimi im si krijues ka qënë gjithnjë të bëj ç’është e mundur për të ndihmuar, sado në mënyrë modeste, në krijimin e lartë të stilit kombëtar të muzikës profesionale. Në këtë proces kemi të bëjmë me trajtimin e lirë të formës, përdorimin e vendosur të begatisë së gjithanshme të gjuhës modale-harmonike, të strukturave polifonike, përtëritjen e mjeteve sintaksore, pasurimin e metro-ritmikës etj., gjithnjë sipas kërkesave bashkëkohore. Këtij bashkimi harmonik dhe të natyrshëm të freskisë jetësore të artit popullor me begatinë e gjuhës muzikore profesionale botërore dhe, para së gjithash, me arritjet më progressive të aktualitetit, i kam trajtuar si domosdoshmëri dhe në mënyrën më të ndërgjegjshme. Të gjitha këto mjete të begata të kësaj tradite të re, i kam “aplikuar” duke filluar që nga përpunimi i këngës popullore".   - Nga libri i Zadejës "Vetëparja e Procesit"

cesk.jpg

 ***

Çesk Zadeja u lind më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër, në një familje qytetare. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës. Profesor Zadeja është kompozitor që përfaqëson në universin tonë kombëtar figurën më të madhe krijuese, emblemë e vërtetë kombëtare, i cili kalon në mit, sepse potenciali i tij krijues e bën këtë personalitet të shquar dhe doyen të muzikës bashkëkohore shqiptare, i cili kohërisht i takon brezit të parë të kompozitorëve tanë të shkolluar, duke i vënë bazat muzikës klasike, që merr përmasa të gjera si nga aspekti i trajtimit të materies muzikore e formës, ashtu edhe nga aspekti i melodisë, ritmit dhe stilit. Si pedagog ka dhënë vite të tëra kontribut të jashtëzakonshëm dhe shumë të çmuar.

Shumë kompozitorë që janë bartës të veprimtarive muzikore sot në Shqipëri, janë diplomuar nën drejtimin e kompozitorit Zadeja.  Ndikimi i krijimtarisë së Zadesë ishte i madh te një sërë krijuesish të tjerë që ndiqnin rrugën e këtij krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesë në lëmin e kompozimit në tërësinë e saj ka qenë mbizotëruese, superiore dhe udhërrëfyese për brezat, të cilat i ka mësuar si pedagog në Akademinë e Arteve të Tiranës. Vizitat e shpeshta të kompozitorëve tanë dhe anasjelltas na sillnin informacione të shumta për krijimtarinë muzikore, jo vetëm të Zadesë, por edhe të shumë krijuesve të tjerë, për të cilët as që kishim dëgjuar ndonjëherë. Vdiq në Romë, më 15 gusht 1997.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...