Turqia ka bërë të mundur mbrojten e gjuhës shqipe sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare më 7 shkurt 2018.
Provimi i gjuhës shqipe është zhvilluar në Ankara, ku janë mbledhur mijëra shqipëfolës por edhe shtetas turq për të dhënë provimin. Ata kanë ardhur jo vetëm nga Ankaraja por edhe nga qytete qindra km larg.
“Unë quhem Avdullah Jahja, - tha njeri prej tyre. – Unë jeton në Stamboll. Erdha të jap provimin e gjuhës shqipe. Nënën e babën i kam shqiptarë, ata erdhën nga Maqedonia nga fshati Jabuçisht në 1962. Unë erdha për provimin e gjuhës shqipe.
Ky provim jepet për herë të parë në Ankara. Çfarë mendoni për këtë?
Avdullah: Unë mendoj se është shumë mirë për ne!