Afera e Ramës me Teatrin Kombëtar vijon të jetë një ccështje që e shqetëson më së shumti opinionin publik dhe në veccanti artistët. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, regjisori Robert Budina ka folur për projektin e Teatrit Kombëtar të prezantuar ditën e djeshme nga artistët. Budina insistoi që godina e aktuale e teatrit nuk duhet të shembet.
“Projekti i prezantuar nga ne është një projekt dinjitoz nga ana e jashtme. Qeveria tha se nuk ka projekt, por pas presionit doli se kishte një projekt. Rama prezantoi vetë projektin dhe nuk la asnjë të fliste. Duhet të bëhet konkurs i hapur për Teatrin e Ri. Meqë nuk u dha asnjë sqarim nga qeveria, artistët ftuan një arkitekt dhe paraqiti në mënyrë te detajuar si do jetë Teatri i ri. Thelbi është që të mos shembet ai teatër, por të ruhen vlerat që mbart. Po të duan të ndërtojnë teatër të ri në vend tjetër le ta ndërtojnë, por ajo godinë duhet të ruhet”- tha Budina.
Regjisori tha se artistët nuk kanë pasur takime me ministrinë e Kulturës dhe sipas tij nuk ka transparencë nga qeveria dhe ministria për çështjen e teatrit.