Premiera e shfaqjes “Gomari i Babatasit” në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës ka qenë një sukses i vertetë. Interpretimi i aktorëve ka rrëmbyer duartrokitje të zgjatura në përfundim të shfaqjes.
Për minuta të tëra, e gjitha salla në këmbë ka vlerësuar me duartrokitje lojën e aktorëve, pjesëmarrjen e veçantë të “Bandës së Shkodrës” dhe natyrisht, regjinë e Altin Bashës.
Shfaqja do të vijojë në teatrin “Migjeni” dhe spektatorët do të përjetojnë emocione edhe më të bukura.
Përshkrim i shkurtër rreth librit
"Gomari i Babatasit" nga Gjergj Fishta, u botua në situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror. Kritika fishtjane me ashpërsinë e saj, që nuk fal askënd, lëshoi mbi kokat e deputetëve, ministrave, gjithfarë zyrtarëve të kohës, talljen, fyerjen, sharjen, nëmën e mallkimin, ironinë, sarkazmën, satirën. Për këto dhe shumë arsye të tjera, vlerat e këtij libri janë të shumëfishuara edhe në ditët tona.