Nga data 16 prill, në Teatrin Kombëtar të Kosovës vjen premiera e shfaqjes “Hamleti sipas Horacit” me regji të Ilirjan Himaj.
Princi Hamlet, i biri i Mbretit Hamlet, Klaudit, Polonit e Gertrudës, vëlla i Ofeisë dhe Laertit, armik i Fortimbrasit dhe i dashuri i Horacit, nuk lë gurë pa lëvizur derisa erdhi në pushtet. Shkëlqim Islami, Agron Shala, Valina Muçolli, Beslidhje Bytyqi, Labinot Lajçi dhe Kreshnik Malushaj janë pjesë e kësaj shfaqjeje, e cila vjen në fillim të javës tjetër para publikut. Kompozitor i kësaj shfaqje do të jetë kompozitori i njohur kosovar Memli Kelmendi, ndërsa skenografia e kostumografia i është besuar Agnesa Malushajt. Shfaqet e para do të vijnë për publikun më 17 dhe 19 prill, në orën 20:00.