Therese, menaxherja e e një biznesi në Berlin ka vendosur ta shfrytëzojë kohën e saj në një mënyrë më produktive sesa e shpenzonte më parë. Para një muaji ajo vendosi të lexojë 100 libra psikologjik dhe politik. .E gjitha filloi me një bast kur një koleg i saj e sfidoi atë të lexonte “Historia e Suksesit” të Malcolm Gladëell për dy orë. Pavarësisht vendosmërisë së saj, ajo nuk arriti ta përfundonte brenda afatit të caktuar.Edhe pse e humbi bastin, ajo nuk hoqi dorë dhe u rikthye me një ide të re dhe origjinale.
“Unë dua të lexoj më shumë libra joletrarë. Më duket e dobishme kur lexoj përmbajtjet e tyre, më ndihmojnë të krijoj një ide se cilët janë librat që më duhet të lexoj patjetër!” ajo është shprehur se kalimi i kohës në rrjetet sociale nuk i sillte asnjë dobi asaj dhe se leximi i librave përveçse më të ditur eka bërë edhe më të zgjuar.
“Unë kaloja shumë kohë në rrjete sociale dhe Netflix. Profesioni im është rraskapitës, dhe kur mbaroj punë truri im është pothuajse i paaftë për të bërë asgjë. Leximi i librave është si ushqim për trurin tim. Kam mundësi të mësoj gjëra të reja dhe jam e lumtur që bëj diçka produktive me kohën time. Çdo mëngjes zgjohem më e mençur se një ditë më parë