Për të gjashtin vit rdhazi, të hënën në Mitrovicë fillon festivali tradicional i komedisë shqiptare. Festivalin e hap Teatri “Migjeni” nga Shkodra, me pjesën teatrale “Amaneti”, jashtë konkurrence. Në skenë do të ngjiten edhe emrat e njohur të komedisë shqiptare Gëzim Kruja, Zef Deda, Bruno Shllaku etj.
Në këtë festival do të konkurrojnë disa trupa të mirënjohura duke sjellë actorë dhe pjesë nga më të suksesshmet në skenën shqiptare.
Ja kalendari i shfaqjeve:
Të martën, më 19.06.2018, Tetari i Qytetit të Skenderajt shfaq komedinë “Keqkuptimet dhe realiteti”.
Të mërkurën, më 20.06.2018, Teatri “Osman Gashi” nga Klina, shfaq komedinë “Familja e Snapit”.
Të enjten, më 21.06.2018 Teatri i të Rinjve të Qytetit të Prishtinës shfaq komedinë “Çifti i lumtur”.
Të premten, më 22.06.2018, Teatri i Qytetit në Prizren, shfaq komedinë “Iku Autobusi” dhe të shtunën, më 23.06.2018, Teatri “Migjeni” nga Shkodra shfaq komedinë “Lufta dhe Paqja...Pa Pilaf”.
Të gjitha komeditë shfaqen në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit, duke filluar në ora 19:00.