”Si propozuesi i këtij ҫmimi pranë jurisë, i përkas atij brezi të cilit për të lexuar librat Tuaja mbanin radhë të gjata pranë librarisë së vetme të qytetit, aty ku radha e njerëzve që prisnin ishte më e gjatë se tek radhët e bukës apo tek ushqimet e tjera. Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen”-thuhet në librat e shenjtë. Atë kohë dhe në këtë kohë, letërsia juaj na bëri dhe na bën të jemi njerëz normalë, në një vend të bekuar, por shpeshherë i mposhtur nga e keqja. Sipas Toles, gjuha shqipe nuk e kishte arritur atë fuqi shprehëse që gjendet në veprën e Kadaresë.”Gjuha shqipe, gjuha jonë e përditshme, kurrë nuk e kishte arritur atë fuqi shprehëse që ne të gjithë gjejmë në veprën tuaj. Kjo vepër është konfirmimi më i padiskutueshëm i barazisë së shqipes me çdo gjuhë tjetër si gjuhë letërsie e si mundësi për të shqiptuar e kënduar të gjitha kumtet e mundshme të kësaj bote, letrare, muzikore a shkencore qofshin. Këtu ne e kemi për detyrë të saktësojmë dhe rolin tuaj vetjak për lartësimin e shqipes letrare si gjuhë e njësuar në mënyrë sovrane dhe vendimtare.”
Ndërkaq, në fjalën e mbajtur me këtë rast, Tole tha se veprat e tij përbëjnë arritje për të gjitha brezat shqiptarë.
”Përtej kësaj, e gjithë karriera juaj ka qenë në shërbim të promovimit të identitetit historik dhe kulturor të shqiptarëve. Shqipëria tjetër, ajo e ndritshmja, qoftë dhe në prapësi, që gjendet në veprën tuaj, është pa dyshim një arritje për të cilën brezat e shqiptarëve duhet t’ju jenë dhe do të jenë përjetë mirënjohës. Letërsia shqipe ka pritur plot pesë shekuj për të arritur atë që arriti me veprën tuaj të bëhet njëkohësisht letërsi europiane dhe fenomen botëror”.