Artistët i varin shpresat tek faktori ndërkombëtar: Mbroni Teatrin Kombëtar!

Tuesday, 19 June 2018 07:55

Sikurse ka ndodhur edhe më herët, me problemet e shumta që ka vendi ynë, edhe kësaj here Vllahutin e faktori ndërkombëtar do të heshtë. Zonja është veshi i shurdhët i BE-së dhe nuk ka reaguar as për krimin, as për dorgën, as për vjedhjen e votave, as për ministrat e rendit… Dhe, me shumë gjasa, nuk do reagojë as për çështjen e Teatrit Kombëtar. Më kot dje artistët i kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve në vendin tonë për të bërë presion në drejtim të qeverisë shqiptare kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe tjetërsimit të pronës publike. Në vijim të protestave të tyre këtë herë thirrja e artistëve shkon dhe në drejtim të ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Artistët i drejtohen Ambasadores së Delegacionit të Komunitetit Europian në Shqipëri zonjën Romana Vlahutin të prononcohet për të çështje. Prof. asoc. Taulanda Jupi, aktore dhe regjisore i drejtohet ambasadores Vlahutin me pyetjen a shemben teatrot në Europë? “Bashkimi Europian, ku ne me ankth po presim të jemi pjesë e ka shpallur vitin 2018 të Trashëgimisë Kulturore. Ftoj të gjithë ambasadorët e vendeve evropiane dhe sidomos Ambasadoren e Delegacionit të Komunitetit Europian në Shqipëri zonjën Romana Vlahutin të prononcohet për këtë çështje. A shemben teatrot në Europë””, pohon prof. aso Taulanda Jupi. Aktore dhe regjisore Taulanda Jupi shprehet se Shqipëria e ka buxhetin vjetor të artit dhe kulturës 16 milionë euro, ose 0.7 përqind të buxhetit vjetor të shtetit. Sipas saj Ministria e Kulturës radhitet e fundit për sa i përket peshës ndaj totalit të shpenzimeve për vitin 2018, pra 0.7 përqind të totalit të buxhetit të shtetit. “Sipas zërave të shpenzimeve kësaj ministrisë do të shkojnë për planifikim, menaxhimi dhe administrimi, trashëgimia kulturore dhe muzetë, arti dhe kultura. Imagjino se sa përqind të 0.7 përqind përfundojnë për artin dhe kulturën e veçanërisht për teatrin i cili më lejoni t’ju kujtoj është arti i vetëm i cili së bashku me kinematografinë flet shqip”, pohon Jupi në fjalën e saj. Sipas saj shpërndarja e përqindjeve në zëra i këtij buxheti duket se shterohet magjishëm nga togfjalëshi “trashëgimia kulturore”. “Raporti vjetori i buxhetit për 2018 i Komisionit të Medias thekson se vëmendje i kushtohet mirëmbajtjes së 2456 objekteve të trashëgimisë kulturore, promovimit të trashëgimisë kulturore, përmes kalandarëve artistikë, të cilët i kthejnë këto qendra në skena të hapura me vlera kulturore etj. Vetëm për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar vlera historike e të cilit nuk mund të fshihet nuk ka fonde, nuk ka para”, pohon prof. asoc. Jupi. Edhe aktori Neritan Liçaj shprehet se diplomatët e huaj në vendin tonë duhet të bëjnë presion për TK. “Ne i bëjmë thirrje dhe ndërkombëtarëve sepse janë shumë më të ndejshëm ndaj problemeve të arti dhe kulturës. Janë shumë më tepër dashamirës ndaj artit por Ministria e Kulturës nuk i ka konsideruar artistët. Ne i bëjmë thirrje ndërkombëtarëve për të pasur dhe një lloj presioni prej tyre në drejtim të qeverisë për problemin me Teatrin Kombëtar”, pohon aktori.

Login to post comments