Debati për shembjen e Teatrit Kombëtar vijon mes artistëve të cilët janë ndarë në kampe të ndryshme.
Por gjatë ditës së sotme një reagim i gjatë i aktorit Gent Zenelaj ka ardhur drejtpërdrejtë për drejtorin e ri Teatrit të Kukullave, Erion Isai. Zenelaj është shprehur i revoltuar për fyerjet që Isai i ka bërë kolegëve të tij duke u bërë kështu me një tjetër “teatër” atë të politikës dhe duke harruar mësimet e të mëdhenjve të skenës.
Postimi i plotë i Gent Zenelaj:
Për Erion Isain dhe të tjerë: Po pija kafen e paraprovave Erion dhe lexova ato rreshta qe ke shkruar për situatën e teatrit..Me ra në sy krahasimi që i bën kolegëve të tu me minjtë e teatrit..pastaj i quajte mitingarë ..partiakë....zhurmanjosë etj etj...në fillim u revoltova pastaj piva edhe nje kafe tjeter dhe vendosa të shkruaj dy rreshta une për ty..Erion je drejror i ri..je pak a shumë si një nuse e re ...Po kështu i themi ne nga anët tona..Nusja e re...dhe si nuse e re ke shumë vështirësi përpara..ke beteja të përhershme me kunatat e tjera ...ato që janë drejtorë ose ato që nepermjet partisë duan të bëhen drejtorë si ty..por ke detyrēn e vështirë ti fitosh edhe zemrën vjehrrës së bashkisë dhe sidomos vjeherrit të kryeministrisë...E di Erion nuk e ke aspak të lehtë....e ka politika ketë gjë....të detyron te gëlltisësh gjera qe nuk duhet...dhe problemi eshte qe nuk i vjell dot me...do i kesh ne bark tere jetën...I quajte koleget e tu partiake Erion...por harron qe aty ka shume kolege..ka kolege qe flasin ne skene por ka kolege edhe poshte qe degjojne...Po quan partiak Robert Ndrenikën???aman ma thuaj emrin e partise te Robertit qe ta votoj gjithe jeten...po quan partiak Mirush Kabashin ???Roza Anagnostin? Si quhet partia e tyre Erion ???se do ti ndjek gjithe jeten...Sepse i kam politikanët e mi të preferuar...kanë qënë edhe të tutë Erion..por në mes të rrugës zgjodhe teater tjeter..Erion prano nje keshille nga një njeri qe te njeh qe ne krye te heres..mos u bej marionete Erion. Sepse meqe sapo je bere drejtor i Teatrit Kombetar te Kukullave duhet ta kesh kuptuar tashme si funksionon marioneta..ka me fije nga siper por ka edhe nga ato qe u futet dora poshte.kam vedosur mos ta marr per fyerje asnje nga epitetet e tua Erion .Seriozisht....por shume seriozisht po ta them ...Mendo per keto qe te thashe...Seriozisht.