Dështon për të dhjetën here lirimi me kusht i vrasësit të John Lennon-it

Premte, 24 August 2018 17:32

Vrasësi i muzikantit të njohur John Lennon, ka dështuar për të dhjetën herë me radhë për t'u liruar me kusht, kështu që do të mbetet në burg të paktën edhe për dy vjet tjera.

I dënuari, Mark David Chapman, 63 vjeç u paraqit para gjykatës në Nju Jork, me ç'rast gjykata bëri të ditur se lirimi i tij do të "ishte në mosmarrëveshje me mirëqenien dhe sigurinë e shoqërisë".

Chapman gjuajti në drejtim të ish-këngëtarit Lennon, para apartamentit të tij në Manhattan më 8 dhjetor të 1980, ora 22.52 minuta.

Chapman është i dënuar me burg të përjetshëm, me mundësinë e lirimit me kusht pas 20 viteve burgim.

Login to post comments