Marigona Qerkezi dhe Elbenita Kajtazi, gjysmëfinaliste të garës OPERALIA

E mërkurë, 29 August 2018 10:50

Elbenita Kajtazi dhe Marigona Qerkezi e kanë kaluar edhe një fazë tjetër në garën operistike Operalia. Sonte, në një natë tjetër gjysmë-finale, dy shqiptaret kanë kaluar në fazën tjetër të garës së artistëve të rinj të botës së operës. Ato tanimë janë semifinaliste të garës. Dy artistet do të jenë pjesë e garës me datë 30 gusht. Janë gjithsejt 24 artistë në këtë garë të gjysmëfinales në fushën e operës.

OPERALIA është themeluar në vitin 1993 nga i madhi Placido Domingo për të promovuar dhe ndihmuar talentet e reja në botën e operës. Në vitin 1993, këtë çmim e pati marrë Inva Mula ndërsa në vitin 2016-të njëri nga fituesit ishte tenori Ramë Lahaj.

Login to post comments