Artistja nga Kosova Flaka Halit, do të çelë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë një ekspozitë personale. “Këtu-apo atje, është më atje” titullohet ekspozita e Halitit, që do të hapet më 7 shtator e do të mbyllet më 9 nëntor, si pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri.
Artistja kosovare po e zhvillon karrierën e saj artistike në shtete të ndryshme europiane, këtë radhë punën e saj do ta prezantojë për publikun kryeqytetas.
Haliti ka marrë pjesë edhe në edicionin e 56-të të Bienales së Venecias. “Qielli i kaltër”, quhej ekspozita e saj në Venecia, si një spekulim që lë pas kufizimet hapësinore.
Haliti është fituese e çmimit “Muslim Mulliqi” për vitin 2014 me veprën e saj “Kapuçat nevojiten pas kësaj pike”.