Është dita e regjisorit Julian Schanabel që sjell në Venecia 75 “At eternity’s gate”, një film për vitet e fundit të Vincent Van Gogh, i interpretuar nga Willem Dafoe.
Nuk është një biografi, por një sërë skenash të frymëzuara nga pikturat e piktorit, ngjarjet e jetës së tij të pranuara zakonisht si ngjarje të vërteta, thashetheme. Në Orizzonti shfaqet “La profezia dell’armadillo”, përshtatja e e novelës kult të Zerocalcare.
20 vjet pas kryeveprës së jetës së tij “Basquiat”, Schnabel kthehet të provojë një botë të afërt me ndjeshmërinë e tij, atë të artit dhe të identifikimit të artistit me punën e tij. Përveç Dafoe në kastin e aktorëve është edhe Rupert Friend, Oscar Isaac, Mads Mikkelsen, Mathieu Amalric, Emmanuelle Seigner, Niels Arestrup.
Në garë për “Luanin e Artë” janë edhe hungarezi László Nemes (ish-fitues i çmimit Oskar me “Figlio di Saul”) dhe “Napszallta”.
Jashtë konkursit është filmi me regji të Emir Kusturica “El Pepe, una vida suprema”, i përqendruar në jetën e ish-anëtarit të Tupamaros, José Pepe Mujica: një njeri i përulur që u bë president i kombit të tij, duke qëndruar besnik i asaj që besonte, por në të njëjtën kohë duke përqafuar edhe ndryshimin. Është historia e një aktivisti politik dhe një luftëtari të së majtës latinoamerikane.
Jashtë konkursit në festival gjithashtu janë edhe “Dragged across concrete”, me regjisor S. Craig Zahler me Mel Gibson, Vince Vaughn, Tory Kittles. Një film aksion me dy policë të akuzuar për metodat e tyre të dhunshme. Shumë i pritur veçanërisht për fansat Zerocalcare, ai arrin në Lido në seksionin Orizzonti “La profezia dell’armadillo”, nga Emanuele Scaringi me Simone Liberati, Valerio Aprea, Pietro Castellitto, Laura Morante.