Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" me shfaqjen teatrore “Darka e lamtumirës” dy mbrëmje me radhë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan. Me këtë vepër franceze, një nga komeditë e vlerësuara nga publiku Teatri Eksperimental çel sezonin artistik në muajin shtator. Regjisori Kiço Londo bën me dije se "Darka e lamtumirës" vjen në datat 6 -7 shtator ora 19:00 në teatrit “Skampa” Elbasan. “Ne me komedinë franceze “Darka e lamtumirës” çelim sezonin artistik. Një komedi brilante”, pohon regjisori Londo. "Darka e lamtumirës" komedi nga Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patelliere më herët ka qenë dhe në sallën Moliere në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” apo dhe në skena të teatrove të tjerë. Po kjo komedi është zgjedhur dhe si përfaqësimi i këtij tetari më datë 8 shtator në festivalin “Kokofest” në qytetin e Korçës. Festivali ka disa ditë që ka nisur dhe është një garë ku janë në konkurrim trupa të ndryshme teatrore, nuk mungojnë edhe artistët shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia me shfaqjet e tyre në skenë. Me regji nga Kiço Londo, në rolet kryesorë interpretojnë aktorët Gazmend Paja, Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj. “Darka e lamtumirës" komedi nga Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patel është pjesë e projektit “Teatri i Rajoneve”, që synon të çojë shfaqjet pranë publikut. Projekti që sjell në skenë vetëm dramaturgjinë bashkëkohore franceze ka rezultuar me sukses deri tani. Premiera e parë e teatrit të rajoneve ka qenë komedia franceze “Boeing Boeing”, që gjithashtu vijoi në disa skena të teatrove në vend. Ndërkaq që për dy net me radhë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan publiku do të shikojë si shfaqje të parë të sezonit artistik komedinë franceze, që është duartrokitur nga publiku më parë.