Indi, nis ngritja e statujës më të lartë në botë

Tuesday, 04 September 2018 09:20

Ndërtimi i statujës më të lartë në botë po shkon drejt fundit në Indi. Në momentin e përfundimit, statuja do të jetë 182 metra e lartë. Gjithçka po bëhet në nder të Sardar Vallabhbhai Patel, një hero në përpjekjen indiane për pavarësi në shtetin Gujarat. Deri atëherë Tempulli i Budës në Kinë, 128 metra i lartë, mbetet statuja më e lartë në botë. I gjithë projekti për ndërtimin e statujës më të lartë në botë i ka kushtuar Indisë rreth 430 milionë dollarë. “Statuja e Unitetit”, siç quhet ndryshe kjo statujë, do të inaugurohet më 31 Tetor nga Kryeministri i Indisë, Narendra Modi. Në momentin e përfundimit, statuja e veshur me bronz, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2013, do të jetë dy herë më e lartë se Statuja e Lirisë në SHBA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...