Artistët kërcënojnë Mirela Kumbaron: Dialog, ose bojkot të jetës artistike

E mërkurë, 05 September 2018 10:48

 Problemet e artistëve nuk kanë gjetur zgjidhje nga Ministria e Kulturës. Nuk janë probleme, që për herë të parë bëhen me dije për Ministrinë e Kulturës, por duke mos dëgjuar zërin e artistëve, Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë ka kërkuar takim me ministren Mirela Kumbaro brenda datës 25 shtator. Artistët të mbledhur rreth Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë dje kanë dorëzuar kërkesën e tyre dhe kërkojnë takim me ministren Kumbaro, në të kundërt ata paralajmërojnë se do të vijojnë me lëvizjen sindikaliste siç parashikon dhe ligji. Në letrën e SPASH firmosur nga kryetari Reshat Ibrahimi drejtuar ministres Mirela Kumbaro bëhet me dije se ndërsa është krijuar një marrëdhënie institucionale me sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, artistët nuk janë pritur në takim nga ministrja Kumbaro, të cilën ligji e ngarkon për të vepruar. “Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë gjithmonë ka paraqitur kërkesa pranë jush dhe ka treguar mirëkuptim në zgjidhjen e kërkesave të saj. Ne kemi deklaruar se me sekretarin e përgjithshëm zotin Oltjon Muzaka kemi marrëdhënie të mira institucionale, por kërkesat tona kanë të bëjnë direkt me ju zonja ministre, pasi ligji ju ngarkon juve për të vepruar”, thuhet në letrën e datës 4.8.2018 të SPASH drejtuar Kumbaros. Më tej SPASH vijon se janë tre kërkesa që janë paraqitur prej kohësh. “Të bëhet statusi i artistitë Të bëhet ligji i ri “Mbi artin dhe kulturën” pasi të bëhet statusi i artistitë Të rikonstruktohet godina e Teatrit Kombëtar siç po bëhet për TKOBAP. Për të diskutuar këto kërkesa kërkojmë, që brenda datës 25 shtator kryesia e sindikatës të takohet me ju zonja ministre”, përfundon letra e SPASH.

Login to post comments