Në 2 vjetorin e shenjtërimit prania e Nënë Terezës në Tiranë është edhe më e forte. Në një ekspozitë dedikuar shenjtores shqiptare në Muzeun Historik Kombëtar janë sjellë, krahas materialeve të njohura, edhe detaje të jetës së saj që vijnë për herë të parë për publikun. Çdo foto, çdo objekt sado i vogël që i përket jetës së saj përcjell pashmangshmërisht ate çka ajo i dha botës: dashurinë deri në sakrifikim për çdo njeri në vuajtje.
Këtë ditë të shënuar të shqiptares së madhe, edhe Instituti i Trashëgimisë shpirtërore e kulturore të Shkupit, vendlindjes së saj solli përmes nje libri dedikuar familjeve të shquara katolike shqiptare, edhe dëshmi të rralla të rëndësishme të jetës së saj.
Ekzpozita dedikuar Nënë Terezës ashtu si këndi i veçantë i saj në Muzeun Historik Kombëtar janë vizituar sot edhe nga turistët të cilët nuk kanë hezituar t’i kushtojnë kohë një homazhi në nderim të Shenjtores.