Piktori i mirënjohur Vangjel Gjikondi sjell në Muzeun Historik Kombëtar 50 tabllo nga epika e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ekspziota e veçantë për të cilën piktori ka vite që përgatitet, do të çelet më 15 shtator dhe do të qëndrojë e hapur 10 ditë, deri në 25 shtator. Tabllotë janë të përmasave të mëdha dhe paraqesinë madhështinë dhe luftën e heroit tone kombëtar. Për të kompozuar këto tablo piktori V.Gjikondi është frymëzuar nga botimet e shumta mbi Skënderbeun, duke qëndruar në ato momente të veanta e madhështore, por njëherësh edhe njerëzore që tregojnë jo vetëm luftën por edhe jetën e dashurinë e paqen. Kjo ekspozitë vjen në kuadër të 55- vjetorit të vdekjes së Skënderbeut dhe do të çelet edhe në vende të tjera, gjatë këtij viti, deri në janar 2019.
Piktori Vangjel Gjikondi ka hapur mjaft ekspozita brenda dhe jashtë vendit, autor i shumë tablove, por njëherëshe dhe piktor filmi në disa prodhime të ish- Kinostudios “Shqipëria e re”, gjat viteve 80-të.