Teatri i Qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”, do të mirëpresë sot premierën e radhës. Shfaqja titullohet “Gjashtë” dhe është shkruar nga autori Arian Krasniqi, ndërsa vjen nën regjinë e Valon Pallaskës. Në këtë shfaqje luajnë aktorët Edi Kastrati dhe Elida Shasivari.
“Gjashtë” është një shfaqje që aktualizon dënimin me vdekje, që është i ligjshëm në shumë vende të botës. Skena është përgatitur nga Petrit Bakalli.
Premierë e shfaqjes “Gjashtë” vjen nesër në ora 20:00 në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.
Drama e Arian Krasniqit, është shfaqja e parë që e fillon sezonin vjeshtor të teatrit të Gjakovës. Teatri ka njoftuar që për shkak të numrit të limituar të publikut duhet ta siguroni biletën tuaj me kohë.