“Nëntor i Ftohtë” në konkurrencë ndërkombëtare në Zurich Film Festival

Premte, 14 September 2018 09:57

Filmi “Nëntor i Ftohtë”, me regji nga Ismet Sijarina dhe me producent Fatmir Spahiun do të jetë pjesë e konkurrencës ndërkombëtare në Zurich Film Festival. Filmi në kuadër të festivalit do të shfaqet më datat 1,2,5 dhe 7 Tetor 2018, ku do të jenë prezent regjisori Ismet Sijarina dhe producenti Fatmir Spahiu. Për të siguruar biletat mund të vizitoni faqen e festivalit.

Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.

Login to post comments