Eros Ramazotti, koncert në “VIP Arena” në Shkup

Premte, 14 September 2018 09:58

Në kuadër të turneut të tij botëror “Vita ce n’e”, i cili do të përfshijë të gjitha kontinentet, Eros Ramazzotti më 30 shtator do të mbajë koncert në “VIP Arena”, në Shkup.  Koncertet dhe shfaqet e tij janë të njohura si më emocionueset në histori të muzikës pop. Ramazzotti në Shkup do të vijë me produksionin e tij dhe Maqedonia do ta ketë mundësinë t’i shohë 100 për qind përjetimet nga koncertet e Eros Ramazzotti. Koncerti i Ramazzottit në Maqedoni do të jetë më ekskluzivi në Evropë, siç ishte koncerti i Stingut, duke pasur parasysh edhe kapacitetin e sallës. Detajet tjera rreth këtij koncerti do të dalin më vonë. Eros Ramazzotti është një muzikant, këngëtar dhe tekstshkrues italian. Ai është shumë i njohur në Itali e në vendet evropiane dhe në vendet ku flitet gjuha spanjolle përgjithësisht. Ai shumicën e albumeve i ka publikuar në gjuhën italiane dhe në atë spanjolle. Repertuari i tij përfshin duete me këngëtarë, si: Cher, Tina Turner, Andrea Bocelli, Anastasia, Julio Iglesias, Luciano Pavaroti, Laura Pausini e Ricky Martin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...