Aktori i mirënjohur i Teatrit Kombëtar, një nga mbrojtësit më të flaktë të kauzës së teatrit, Neritan Liçaj në një reagim të tij të sotëm në rrjetin social Facebook, shpreh protestën dhe apelin e tij për kolegët, qytetarët dhe intelektualët në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar. Ja mesazhi i aktorit:
“Artist, komunitet teatror, koleg, intelektual, qytetare, artedashes! S.O.S.....eshte ora! Krim ndaj Kushtetutës, ndaj artit, ndaj nesh,ndaj dinjitetit tone!
Ejani te mbrojme ate tempull me aq vlera, te mbrojme shtepine tone te dyte endrren qe na bashkon per te bere art dhe te ardhmen tone. Dikur ne shqipetaret ne marrine e diktatures prishem kisha e xhamia dhe ja si na ndarshkoi zoti! Shihni ku jemi tani! Nese lejojme te prishet ky tempull TEATRIN KOMBATAR s’do kemi me goje te ankohemi per erresiren qe do na mbuloje per tere jeten si njerez si artist si qytetare si patriot. Koha eshte tani.....po te jemi shume, po te jemi bashke.....asgje s’na del dot perpara. Artist mos rri po duku!
Me nje veprim ta paprecedente qeveria dhe maxhoranca neser do kaloje ligjin per prishjen e teatrit...praktikisht neser instalohet diktatura e mirefillte...Çfare do bejme?!S.O.S....kjo eshte kembana e alarmit per te gjithe... duhet rezistence gjithperfshirse... nese kemi nje fije dinjitet dhe nder..te dalim dhe ti themi jo diktatures. Po ra teatri bie gjithcka.. .po ulem koken, me keq do behet sepse keta s’pyetkan as per ligj, as kushtetute, as B.E, as intelektual, as qytetar, as artiste.......dhe asgje.. U kthyem ne kohen e diktatures qe s’pyeste per asgje. S.O.S"