Ekspozita fotografike “Viti 1989 Çlirimi” në muzeun ”Gjethi”

Hënë, 24 September 2018 18:02

Në Muzeun Kombëtar “Gjethi”, është çelur ekspozita fotografike me titull “Viti 1989 Çlirimi”. Ekspozita dedikuar komunizmit rumun si dhe revolucionit antikomunist të ndodhur në këtë vend, vjen si bashkëpunim i Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit me Muzeun Kombëtar “Gjethi”.

Të pranishëm në çeljen e ekspozitës ditën e djeshme ishin  Dr. Adrian Majuru, Drejtor i Përgjithshëm i  Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit dhe znj.Arlinda Morava, Atashe Kulturor i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Rumani, e cila performojë në kuadër të aktivitetit.

Fotografitë e kësaj ekspozite janë përzgjedhur  për të ilustruar realitetin e vitit 1989, nga rutina e jetës së përditshme komuniste deri në shpërthimin e gëzimit dhe sakrificës që përjetuan rumunët në fund të po atij viti.

Kjo ekspozitë vjen në vazhdën e bashkëpunimit midis Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit dhe Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” të Tiranës, i cili filloi në pranverën e vitit 2018 përmes ekspozitës: “Albania’s Road of Communism” mbi regjimin komunist në Shqipëri, të hapur në Bukuresht, në Pallatin Suţu, nga muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ekspozita do të qendrojë e hapur deri më 30 Nëntor 2018 për publikun.

Login to post comments