“Kaligula”, sonte në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit në Tiranë

Hënë, 24 September 2018 18:03

Shfaqja “Kaligula” me regji të Kushtrim Koliqit vjen sonte nga trupa e Teatrit të Kosovës si pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit për publikun kryeqytetas në sallën e Universitetit të Arteve.

Në kastin e aktorëve të kësaj shfaqje bëjnë pjesë gjithsej 12 aktorë: Xhevdet Doda, Donikë Ahmeti (aktore mysafire), Ernest Malazogu, Fetah Paçarizi, Alban Krasniqi, Zanë Duraku, Hajat Toçilla, Edona Sopaj, Alban Morina, Rifat Smani, Alban Çela si dhe Afrim Kasapolli.

”Kaligula” ishte një princ relativisht i dashur në fillimet e mbretërimit.Pas vdeksjes së Drusilës e dashura e tij ai kupton se bota nuk është e knaqëshme.Prej këtij çasti ,i pushtuar nga ideja e së pamundurës , i helmuar nga përbuzja ai tenton përmes vrasjeve sisitematike të ushtojë një liri që në fund zbulon se është e gabuar.

Ai refuzon miqësinë ,dashurinë,solidaritetin ,të mirën dhe të keqen.E vërteta këtu qendron në revoltën e fatit ,gabimi i tij është injorimi që u bën njerzëve.

Shfaqja vjen për publikun sonte në orën 18:00 në sallën e Akademisë së Arteve,Tiranë.

Login to post comments