Në Pogradec, për 5 vjet, Ministria e Kulturës ka dhënë para vetëm për banesën e Sandrit

Tuesday, 25 September 2018 16:32

Në 5 vjet Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, ka dhënë para vetëm këtë vit për për kryerjen e ndërhyrjeve restauruese në banesën e Sandri Qipros në Pogradec. Nuk ka nojftime se kanë dëhën para të tjera. Para ca kohësh ministria Kumbaro deklaroi nga varrezat ilire të selcës se do japë 250 mijë euro për restaurimin e tyre, por nuk kemi parë gjë. K;to dit; thuhet se specialsit;t po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore n; Pogradec për kryerjen e ndërhyrjeve restauruese në banesën e Sandri Qipros.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe restaurimit të banesave “monument kulture” , të cilat po kthehen në identitet pas punimeve restauruese. DRRK Korçë së fundmi po kujdeset për kryerjen e ndërhyrjeve restauruese në banesën e Sandri Qipros, e cila përfaqëson një ndër banesat më të vjetra në qytetin e Pogradecit. Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Synimi i restaurimit të banesave “monument kulture” është që t’i shpëtojnë rrënimit dhe të shndërrohen jo vetëm në dëshmi të historisë, por të kenë edhe efekt utilitar për turizmin. Por, sic thote populli “Me nje lule nuk vjen pranvera”. Aty duhet restuaruar e gjithe lagjia, Topleci, rrugica e banesa e Lasgushit etj.

Login to post comments