Një Festival plot gjurmë dhe histori. Një Festival unik në llojin e vetë ku morën pjesë 28 grupe Polifonike nga Shqipëria, Maqedoinia, Greqia, Italia, Bullgaria. “Bylisi dhe Polifonia”, me të cilat krenohemi dhe që identifikohemi si komb, u bashkuan, në Kuvendin e Polifonisë, në edicionin e 8-të në tempullin e Ilirisë ”Nikaja” pranë fshatit Hekal dhe Klos. Shtegtarja e pa moshë e njerëzimit, si thesar shpirtëror kënga vendçe shqiptare, në datat 21-22 shtator 2018, trokiti në portat e lashtësisë, ku si në gjirin e Perëndisë, ushtoi me tërë madhështinë e bukurisë dhe forcën e saj identare. Polifonia e bukur, duke demonstruar larmishëm edhe folk si dhe kostumegrafinë karakteristike të secilës trevë përfundoi me sukes. Jo më pak se 28 grupe polifonike nga të gjitha trevat shqiptare konkurruan para një jurie prestigjioze në këtë kuvend madhështor unikal si bashkim zërash dhe zemrash ku nuk mungouan dhe pjesëmarrja e të ftuarve nga grupe të huaj Ballkanik dhe Europa që ka shërbyer e do të mbetet, si një urë lidhëse kulturore shpirtërore fqinjësore tepër specifike. Si zakonisht, ky event tashmë, me fizionominë e tij ka marrë vlerësimin e shumë studiuesve të njohur, Etnomuzikologëve, Historianëve, Arkeologëve si dhe admirimin e publikut të gjerë artdashës. Veç kësaj ka marrë dhe impenjimin e gjithë artistëve për të qenë të gatshëm në edicionet e tjera.
Grupet Polifonike pjesëmarrëse:
1 - Rrajca
2 - Gora
3 - Kërraba
4 - Kuçova
5 - Saranda
6 - Lunxhëria
7 - Hormova
8 - Bijtë e Tepelenës
9 - Derveni
10 - 10 Shqiponjat e Tërbaçit
11 - Kalivaçi
12 - Lotë Kurbeti
13 - Buronjat labe
14 - Drashovica
15 - Velça
16 - Çamët
17 - Bashkimi
18 - Dushkaraku
19 - Fiershegani
20 - Demir Zyka Skrapar
21 - Maqedonia
22 - Suhareka
23 - Gostivari
24 - Janina
25 - Pogoni
Juria: Zhani Ciko, Pirro Miso dhe Kosta Loli