Reshat Arbana, tornitori që u bë aktor i madh i skenës dhe ekranit

Hënë, 01 October 2018 17:33

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove u mbyll me triumfin e “babait”. Kupa e festivalit, si “Aktori më i mirë” iu dha aktorit Reshat Arbana. “Nderi i Kombit”, “Artisti i Popullit”, aktori i shquar i skenës dhe ekranit është një prej personaliteteve më të mëdha të artit sot, artisti i madh i  regjisorëve të mëdhenj,  aktori i sa e sa personazheve, gjithnjë i pranuar dhe i pëlqyer nga shikuesi dhe kritika. Gjithnjë i adhuruar nga populli dhe i dashur për popullin. U lind në Tiranë në 15 shtator 1940 në familjen e një zanatçiu, i ardhur nga fshati Arbanë i Tiranës, shumë kohë më parë. Babai i Reshatit, Hamiti, së bashku me të vëllanë,  Shaqirin, banonin pranë rrugës së Kavajës, ngjitur me ish-godinën e Radio Tiranës. Ata ishin zanatçinj të atë dhe me emër në kryeqytet. Mbasi mbaron arsimin e detyrueshëm, 7-vjeçar, ku ra në sy për talentin dhe prirjet e tij për teatrin, me aktivizimet e herëpasherëshme në grupin artistik të shkollës, gjatë skeçeve, interpretimit të poezive apo imitimeve,  ndoqi shkollën e mesme teknike, politeknikumin “7 Nëntori”, gjatë viteve 1954-1958. Edhe këtu, sikurse edhe gjatë viteve në shkollën 7-vjeare, ai u aktivizua në grupet artistike dhe thelloi më tej dëshirën, pasionin dhe aftësitë e tij artistike. Atë vit, sapo mbaroi politeknikumin, fillon punë në Parkun e Kamionëve, një vend shumë larg ëndrës së tij. Por që për tre vjet pune si tornitor, ai nuk hoqi dorë nga ëndrra e hershme. Në 1961 konkuron dhe komisioni përzgjedhës i artistëve të ardhshëm nuk gaboi. Pas konkurrimit fiton të drejtën për të vazhduar studimet e larta në ILA, dega dramatike. Ishte viti 1961. "Arkeologu" dhe "Kovaçanë" janë dy etydet e para në ILA, që u pasuan me të tjera etyde dhe role në skenën e Institutit të Lartë të Arteve. Në vitin 1965 diplomohet për aktor, por u emërua redaktor në Radio Tirana për emisionet e fëmijëve dhe të rinisë, si regjisor dhe më pas shef redaksie.  Për shtatë vjet rresht ai realizon shumë emisione, kulturore-artistike për fëmijë e të rinj. Gjithashtu Reshat Arbana është autor i disa pjesëve me një akt, dramatizime etj. Paralelisht me punën Reshat Arbana u angazhua në filmin artistik. Ishin dy regjisorët e shquar Viktor Gjoka e Dhimitër Anagnosti që i besuan rolin e parë, Nikolla, në filmin "Komisari i dritës", në vitin 1966, dhe pak më vonë, ky i fundit, e mori përsërinë filmin e tij të parë "Dueli i heshtur", ku roli i Islamit e bën atë të njohur në të gjithë vendin. Deri në vitin 1974, kur Reshat Arbana kapërceu dyert e Teatrit Popullor, ëndra e tij e vjetër.

Pervoja e grumbulluar prej vitesh, dëshira dhe pasioni i madh së bashku me talentin e padiskutueshëm të Rashat Arbanës shpërthyen në një sërë rolesh të sukseshme në Teatrin Kombëtar.

“Nga ato  "role të zemrës" janë p.sh në dramën "Familja e peshkatarit", të Sulejman Pitarkës, ku kam patur rolin e Selim Brukës.Një nga rolet që e kam dashur shumë. Unë në përgjithesi jam aktor i heroikes, i tragjikes. Nuk jam i planit estradesk. Mbase edhe karakteristikat e jashtme i kanë shtyrë regjisorët të më japin role qëndrore, me peshë dramatike dhe heronj.”

Pas vitit 1991, për mëse një dekadë, pati një periudhë heshtjeje, por që u thye në vitet 2000, me dy role në Teatrin Kombëtar: aktorin te “Streha e të harruarve” dhe Xhef Kalni te “Fishkëllimë në errësirë” i Spiro Dunit.

“Puna ime, dashuria për profesionin, ndihma e shokëve dhe eksperienca e Teatrit Kombtar bëri që unë të evidentohem si edhe shumë kolegë të tjerë e të bëhem një personazh që gëzon respekt gjithandej.Ky është një respekt që nuk e gjen në të gjitha profesionet. Sepse,një politikan edhe nëse kujtohet, kujtohet për keq. Kurse, aktori e ka fatin e madh se bëhet i pavdekshëm. Njerëzit gjithnjë do të kujtojnë kush ka qënë Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, SanderProsi …, sepse ata e kanë ushqyer popullin shpirtërisht.”

Por artisti i madh Reshat Arbana që është nderuar disa herë me çmime në festivalet e filmit dhe ato të teatrit, si dhe është vlerësuar me titullin e lartë "Artist i Popullit" dhe në vitin 2011, Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, e vlerësoi atë me titullin e lartë “Nder i kombit”, titulli i parë që i është dhënë një aktori të madh.  Vlerësimi i fundit erdhi në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, ku u vlerësua me kupën si “Aktori më i mirë” për rolin e babait në dramën që mban po atë titull, me regji nga Spiro Duni. I emocionuar Arbana u shpreh pas marrjes së çmimit: “Hera e parë që marr një çmim në karrierën time dhe u jam mirënjohës dashamirësve dhe jurisë që më dha këtë çmim...”

Lidhur me zhvillimet e fundit mbi artin e kulturën, si dhe TK, ai është shprehur gjatë një takimi me kreun e Bashkisë Velija se “unë vij për hërë të parë në këto takime. Nuk na lejohet ne aktorëve që të zihemi dhe t’i vëme epitete njeri-tjetrit.  Teatri duhet të mbetet aty. Unë nuk e di se sa mund te shkojë aty si vlerë. T’i lemë këtë njerez të ushqejne me emocione popullin...  Kullat do të duken sikur do të na bien mbi kokë!”.

Urojmë që ky rol e ky çmim të mos jetë i fundit për të pasi është një aktor i madh, një nga më të mëdhenjtë e TK dhe që ka forca, ka energji dhe klasin e sharmin për të na dhuruar të tjera role e kryerole si në skenë ashtu edhe në film.F.S/55news.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...